Fshirja e llogarisë

Kjo faqe vlen për aplikacionin MyHealthy dhe për llogaritë në www.myhealthy.al. Këtu shpjegohet si ta fshish llogarinë tënde dhe çfarë ndodh me të dhënat e tua.

Dy mënyra

Nga aplikacioni

Hap aplikacionin, shko te Llogaria, zgjidh Fshi llogarinë dhe ndiq udhëzimet. Fshirja kryhet menjëherë.

Me email

Shkruaj te info@myhealthy.al nga adresa me të cilën je regjistruar. Kërkesa përpunohet brenda 30 ditëve.

Çfarë fshihet

  • Llogaria dhe adresa e email-it
  • Data e parashikuar e lindjes
  • Pëlqimi që ke dhënë para se të fillosh
  • Shënimet e tua në ditar
  • Njoftimet në telefon
  • Kontakti yt në listën tonë të email-eve
Këto të dhëna fshihen përfundimisht. Nuk ka mënyrë për t’i rikthyer.

Çfarë mbetet

Faturat e blerjeve mbeten, sepse ligji kërkon të ruhen. Nga to hiqet lidhja me ty: emri, adresa dhe të dhënat e kontaktit fshihen. Mbetet vetëm dokumenti financiar, pa asnjë të dhënë që të identifikon.

Përpara se ta bësh

Nëse ke blerë Pilates Prenatal, fshirja e llogarisë të heq mundësinë për t’i parë 18 seancat. Nuk ka rikthim: për të hyrë sërish duhet ta blesh programin nga e para.
Nëse thjesht nuk do të marrësh më email nga ne, nuk ke nevojë ta fshish llogarinë. Në fund të çdo email-i ka një lidhje për t’u çregjistruar. Programi yt mbetet aty.

Pyetje

Shkruaj te info@myhealthy.al.
Më shumë për mënyrën si i trajtojmë të dhënat e tua: Politika e privatësisë.