Kjo faqe vlen për aplikacionin MyHealthy dhe për llogaritë në www.myhealthy.al. Këtu shpjegohet si ta fshish llogarinë tënde dhe çfarë ndodh me të dhënat e tua.
Dy mënyra
Nga aplikacioni
Hap aplikacionin, shko te Llogaria, zgjidh Fshi llogarinë dhe ndiq udhëzimet. Fshirja kryhet menjëherë.
Me email
Shkruaj te info@myhealthy.al nga adresa me të cilën je regjistruar. Kërkesa përpunohet brenda 30 ditëve.
Çfarë fshihet
Llogaria dhe adresa e email-it
Data e parashikuar e lindjes
Pëlqimi që ke dhënë para se të fillosh
Shënimet e tua në ditar
Njoftimet në telefon
Kontakti yt në listën tonë të email-eve
Këto të dhëna fshihen përfundimisht. Nuk ka mënyrë për t’i rikthyer.
Çfarë mbetet
Faturat e blerjeve mbeten, sepse ligji kërkon të ruhen. Nga to hiqet lidhja me ty: emri, adresa dhe të dhënat e kontaktit fshihen. Mbetet vetëm dokumenti financiar, pa asnjë të dhënë që të identifikon.
Përpara se ta bësh
Nëse ke blerë Pilates Prenatal, fshirja e llogarisë të heq mundësinë për t’i parë 18 seancat. Nuk ka rikthim: për të hyrë sërish duhet ta blesh programin nga e para.
Nëse thjesht nuk do të marrësh më email nga ne, nuk ke nevojë ta fshish llogarinë. Në fund të çdo email-i ka një lidhje për t’u çregjistruar. Programi yt mbetet aty.